Dielli Demokristian

Na ndiqni në Facebook

Zgjidh gjuhën e faqes

Direkt zum Seiteninhalt

Hauptmenü:

 
Fjala e redaksisë

Të nderuara lexuese!
Të nderuar lexues!

Duke i vendosur vetes për qëllim, në radhë të parë, informimin e opinionit lidhur me aktivitetet e komunitetit shqiptar në Austri dhe duke dashur që në këtë vend alpin të promovojmë vlerat e vërteta të artit dhe kulturës shqiptare, NE - një grup i të rejave dhe të rinjve, kryesisht studentë dhe aktvistë shqiptarë në Vjenë, në qershor të vitit 2010 botuam numrin e parë të revistës në formë elektonike ‘‘Dielli Demokristian’’. Që nga ajo kohë, një herë në tre muaj, kemi shkruar dhe njoftuar publikun për  manifestimet, ngjarjet dhe sukseset e shumë shoqatave dhe individëve shqiptarë, të cilët me pjesëmarrjen e tyre aktive në jetën shoqërore, politike, ekonomike, artistike dhe sportive të Austrisë na bëjnë të ndjehemi krenar me sukseset e tyre.

Në vitin 2012 u regjstruam si shoqatë kulturo-informative pranë organeve kompetente austriake me numrin rendor ZVR-Zahl 604548200.

Që nga ai vit kemi filluar të publikojmë edhe një verzion të shkurtër të revistës sonë edhe në gjuhën gjermane, ndërsa numrin e 20-të të ‘‘Dielli Demokristian’’, i cili doli në mars të vitit 2015, arritëm ta botojmë edhe në formë të shtypur, duke e shpërdarë falas për lexuesit tanë. Revista jonë dërgohet përmes postës elektronike në më shumë se 2500 e-mail adresa në tërë botën, përderisa artikullshkruesit janë intelektuale dhe intelektualë me famë të lartë në jetën publike dhe publicistike në Austri, Zvicër, Gjermani, Belgjikë, Rumani, Suedi, Angli, SHBA, Kanadë, Australi, Shqipëri, Kosovë, Mal të Zi, Maqedoni etj. E tërë puna e këshillit redaktues në aspektin teknik, redaktorial dhe organizativ bëhet në mënyrë vullnetare, ashtu si dhe ajo e artikullshkruesve, pa asnjë kompenzim financiar.

Revista ka logon, vulën, xhirollogarinë bankare, webfaqen,  profilin e saj në facebook dhe e-mail adresën për komunikm me lexuesit. NE jemi të pavaruar dhe nuk i përfaqësojmë interesat e asnjë partie politike, lëvizje fetare apo ndonjë grupi tjetër të interesit.

Misioni ynë është t’i shërbejmë të vërtetës në mënyrë të ndershme, të sinqertë dhe të paanshme. Këtij objektivi do t’i mbesim përgjithmonë besnik. Në këtë rrugëtim të shenjtë do të udhëhiqemi nga atdhedashuria e heroit tonë kombëtar Gjergj Kastrioti-Skënderbeu dhe dashuria dhe humanizimi i nënës së tërë botës, Nënës Terezë.

Ne do të vazhdojmë veprimtarinë tonë me shpresën se në këtë rrugë që kemi nisur do të na bashkangjten edhe entuziastë të tjerë të cilët dëshirojnë që bashkërisht të lëvizim gjërat në drejtimin e duhur, në mënyrë që të fuqizohet edhe më shumë mirëkuptimi dhe harmonia ndërvëllazërore mes shqiptarëve, që të fitojmë sa më tepër miq të rinj në mbarë rruzullin tokësor si dhe që bota në të cilën jetojmë, sot dhe neser, të bëhet me e hapur, më e ngohtë, më e ndritshme dhe më e mirë.

Nëse me bekimin dhe ndihmën e Zotit dhe njeriut do ia arrijmë që sadopak të kontribojmë në jetësimin e këtij vizioni, do të ndjejmë vetveten të plotësuar.

Këshilli redaktues i revistës në formë elektonike ‘‘Dielli Demokristian’’.

Vjenë, 17 mars 2015
Lexoni numrin e ri të revistës
"Dielli Demokristian".

Numri 33, qershor 2018

Lexim të këndshëm!


@ 2018
Zurück zum Seiteninhalt | Zurück zum Hauptmenü